Çfarë ndodhi? Megi Pojani shfaqet me duar të vrara dhe të rrjepura

Modëratorja e njohur, Megi Pojani është një ndër personazhet që përballet me tepër me kritika në lidhje me publikimet që ajo bën në rrjetet sociale.

Nga mënyra se si ajo përballet me kritikat, gjithmonë është cilësuar si një njeri i fortë.

Të premten, ajo ka ardhur me një postim ndryshe, ku shfaqet me duar të rrjepura, video të cilën e ka bërë një mikeshë e saj.

“Tani po mund të themi që je shumë e fortë”, ka shkruar mikesha e saj, e cila është gjithashtu edhe instruktorja e palestrës.

“Po kush të tha ty moj zonjë që dua të jem e fortë”, i është përgjigjur Megi.

Moderatorja nuk na ka vënë në dijeni akoma se pse i kishte duart në atë lloj gjendjeje, por ndjekësit mendojnë që këto të vrara kanë ardhur si pasojë e ushtrimeve në palestër.