Modelja 28-vjeçare dhe aktori 48-vjeçar janë fotografuar në qytetin e Nju Jorkut, ditën e premte, teksa po shëtisnin nën shoqërinë e njëri-tjetrit nën reshjet e shiut.
Marrëdhënia romantike mes Gigi Hadid dhe Bradley Cooper ka marrë një tjetër zhvillim pasi dyshja ecën lirshëm, pa iu fshehur paparacëve.
Modelja 28-vjeçare dhe aktori 48-vjeçar janë fotografuar në qytetin e Nju Jorkut, ditën e premte, teksa po shëtisnin nën shoqërinë e njëri-tjetrit nën reshjet e shiut. Pavarësisht se nuk kishin çadra, dyshja është parë të ecë qetësisht nën shi.
Gjatë kësaj shëtitje, Gigi kishte zgjedhur të vishej “casual”, me një pallto të zezë dhe në kokë mbante një kapuç gri ndërsa sa i përket aktorit, ai kishte zgjedhur të dilte me një palë tuta dhe një bluzë të zezë, duke mos patur një xhaketë që ta mbronte nga shiu.
Cooper ka vendosur që t’i qëndrojë pranë modeles, i cila së fundmi është përball me kërcënime me vdekje pas mbështetjes së saj ndaj Palestinës.
Teksa është e paqartë kur miqësia e Cooper dhe Hadid u kthye në romantike, burime të shumta tregojnë se Gigi është e emocionuar për romancën e re.
Asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për statusin e marrëdhënies së tyre, edhe pse tashmë është e dukshme. Ata të dy ishin të pranishëm në Met Gala të këtij viti dhe Bradely është një mik i vjetër i Leonardo DiCaprio-s, me të cilin Gigi ishte e lidhur vitin e kaluar pas ndarjes së tij nga Camila Morrone.