Inteligjenca Artificiale përkthen Antikitetin

Inteligjenca Artificiale arrin të zbërthejë fjalët e fshehura në dokumente që mundën t’i mbijetonin shpërthimit vullkanik 79 vite p.k pranë Napolit në Itali, ku një qytet i tërë u mbulua me mbetjet vullkanike, duke përfshirë edhe me mijëra dokumente të lashta me rëndësi.

Disa prej tyre arritën të gjendeshin pas gërmimeve masive në një ndërtesë që besohet të ishte shtëpia e vjehrrit të Jul Çezarit.

Shkrimi në dokumente ishte i padallueshëm, ndërsa gjendja e materialit ishte e vjetëruar dhe e mbuluar me mbetjet e qymyrit.

Fatmirësisht një skuadër me studiues të fushës arritën të gjenin lidhjen mes shkronjave të vjetra në letër, falë programeve kompjuterike.

Bashkimi i gërmave ka zbuluar fjalën “Lejla” edhe pse mjaft pak për të gjetur të plotë atë çfarë thuhet, por që gjithsesi konsiderohet një fillim i mirë.

Vështirësia qëndronte në hapjen e dokumenteve, pasi gjendja e vjetëruar nuk lejonte njeri t’i prekte pa u dëmtuar, por me anë të rrezeve X dhe skanimeve të shumta, studiuesit në universitetin e Kentukit arritën të zbulonin fjalët e fshehura.

Janë afërsisht 1.100 dokumente të karbonizuara, që janë emërtuar si rrotullat e Herculaneum. Koleksioni konsiderohet si bilioteka e vetme.

Një nga studiuesit shprehet se ka ende një rrugë të gjatë për të bërë deri në leximin e plotë të tyre. Por duke e konsideruar si qëllimin e vërtetë, Osker shprehet se tashmë janë të sigurt se tashmë përkthimi është i arritshëm.