Në mesin e automjeteve që po ekspozohen në këtë muze janë edhe Simca Ariane i vitit 1953, si dhe automjete klasike Ford Taunus, Plymouth Valiant, Moskviç
Muzeu etnografik dhe automobilistik “Filip” i cili gjendet në fshatin Kërklinë, rreth 10 kilometra nga qendra e qytetit të Manastirit në Maqedoninë e Veriut, i çon vizitorët në një udhëtim në kohë.
Në këtë muze, veçanërisht tërheqin vëmendjen e vizitorëve vendas por edhe të huaj automjetet klasike, motorët, biçikletat dhe mjete të ndryshme.
Në mesin e automjeteve që po ekspozohen në këtë muze janë edhe Simca Ariane i vitit 1953, si dhe automjete klasike Ford Taunus, Plymouth Valiant, Moskviç.
Përveç automobilave, vëmendjen e vizitorëve tërheqin edhe motoçikletat dhe biçikletat e modeleve të vjetra.
Në katin e dytë të muzeut gjenden dhoma të veçanta të emëruar si dhoma turke, hebreje dhe fshati. Në këto dhoma, lloje të ndryshme të sendeve dhe veshjeve që u përkasin kulturave të lartëpërmendura mirëpresin vizitorët.
Pronari dhe iniciatori i muzeut Boris Tanevski, për Anadolu rrëfeu karakteristikat e muzeut dhe koleksionin e automjeteve që i ka mbledhur ndër vite.
Këtë vit, muzeun më së shumti e kanë vizituar turistë nga Türkiye dhe Holanda.