16 persona janë arrestuar dhe janë vënë në pranga për kontrabandë ilaçesh. Pas hetimeve disa mujore prokuroria ka lëshuar masa arresti ndaj tyre duke i vënë nën akuzë farmacistë dhe disa furnizues.
Ndërkohë që e gjithë skema është zbardhur në sajë të përgjimeve dhe blerjeve të stimuluara nga agjentët në terren.
Në një prej dhjetëra bisedave të zhvilluara mes shitësve të ilaçeve kontrabanda që hetuesit e prokurorisë së Tiranës administruan në “Whatsappin” mes Devis Beqirit dhe personave të tjerë të përfshirë në kontrabandën e ilaçeve, interesant është ajo që zhvillon me Albert Bakajn.
Në komunikimin e tyre të siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ata flasin me zhargon dhe i referohen një medikamenti me emrin “Mero Baze”, edhe pse nuk kuptohet saktë se për cilin bëhet fjalë qartësisht.
Biseda e zbardhur
Albert Bakaj: Ore, Mero Bazen e solle ti?
Devis Beqiri: Jo, të hënën. Nuk ke ti? 10 i kam.
Albert Bakaj: Nuk i dua më për të hënën, dua lekët.
Devis Beqiri: Ok, pa merak!
Në aksionin e policisë në pranga kanë rënë shtetasit: Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj, Albert Bakaj.