Tmerr në Brazil/ 8 punëtorë ‘shohin vdekjen me sy’, mbetën në ajër pas shembjes së skelës

Punonjësit e mbetur varur u shpëtuan më pas nga një vinç që u afrua me urgjencë, ndërsa një helikopter policie dhe disa mjete zjarrfikëse nuk mund t’i ndihmonin ato prej lartësisë së madhe.

Tetë punonjës kanë përjetuar tmerr, teksa nje skelë u shemb në Sao Paulo në Brazil.

Bëhet me dije nga burimet për media se ngjarja e rëndë ndodhi teksa po ndërtonin një pallat në Sao Paulo, Brazil, në fillim të javës, në të cilën u raportua për një viktimë, pa cilësuar nëse punonjësi humbi jetën nga rënia e skelës.

Në pamje dallohen momentet e tmerrit kur një grup punonjësish ndërtimi mbeten dëshpërimisht të varur në kavo çeliku nga lartësia e një ndërtese zyrash, pas shembjes së skelës që i mbante, raporton TheTelegraph.

Punonjësit e mbetur varur u shpëtuan më pas nga një vinç që u afrua me urgjencë, ndërsa një helikopter policie dhe disa mjete zjarrfikëse nuk mund t’i ndihmonin ato prej lartësisë së madhe. Një prej dëshmitareve të ngjarjes Lidiane Dias, tha se e gjithë drama kishte zgjatur rreth pesë minuta.

“Zhurma ishte e tmerrshme pas shembjes së skelës. E gjithë struktura ra poshtë, nga jashtë nuk shihej ku binin skelat e shembura sepse ishte brenda impjantit të ndërtimit”, tha njëri prej tyre.

Autoritetet në Sao Paulo thanë se po hetojnë incidentin ku tetë punonjës mbetën të varur në kavon e çelikut.