43-vjeçari vdiq pasi ra nga çatia ku po punonte/ Policia arreston pronarin e ndërtesës pasi zbuloi se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku një 43-vjeçar ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agush Gjergjevica”, ku 43-vjeçari ka vdekur teksa ishte duke punuar, pasi është rrëzuar nga çatia e një banese. Për ngjarjen policia ka arrestuar pronarin e ndërtesës ku viktima po punonte, një 48-vjeçar, për shkak se nuk ishte pajisur me leje për të kryer punime.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 48 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në rrugën “Agush Gjergjevica”, duke punuar në banesën e 48-vjeçarit, ka rënë nga çatia shtetasi R. F., 43 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve