Shon Zalman Veisman, futbollisti i Granadës në La Liga, nuk do të luaj sonte fare ndaj Osasunës. Shkak për këtë janë bërë disa deklarata të tij kundër Palestinës. Ka qenë një rekomandim i sigurisë që ka sygjeruar lojtarin që mos të udhëtojë fare në Osasuna.
Veissman ka qenë nën polemika për shkak të reagimeve të ndryshme në rrjetet sociale , të cilat do të kishin ngjallur armiqësinë e grupeve të caktuara.
“Është një çështje delikate, unë jam kundër çdo lufte , çfarëdo qoftë ajo dhe nga kush mund të jetë. Lojtari nuk do të luaj sot për shkak të rekomandimeve të sigurisë, por që ai po stërvitet normalisht me ne,” ka thënë Pako Lopez, trajneri i Granadës./Indeksonline/