Erdhi dita, kapiteni i Bajernit rikthehet pas 11 muajsh

Rikthimi i Manuel Nojerit në fushë është afër. Portieri dhe kapiteni i Bajern Munchen, qëndron jashtë fushave prej dhjetorit të vitit të kaluar. Kur dëmtoi gjurin duke bërë ski gjatë pushimeve pas Botërorit Katar 2022. 37-vjeçari ka punuar fort, është stërvitur shumë mirë dhe ka marrë miratimin e mjekëve të Bajernit për t’u grumbulluar për takimin e fundjavës me Mainz.

Kundërshtar ndaj të cilit i ka humbur tri sfidat e fundit jashtë fushë në kampionatin gjerman. Skuadra e Tomas Tushellit, e treta në renditje me 2 pikë më pak se Leverkuseni kryesues, luan në transfertë të shtunën (18:30).

“Kicker” raporton se Nojer pritet të jetë pjesë e skuadrës bavareze në këtë transfertë të komplikuar. Nojer ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Bajernin më 12 nëntor të vitit të kaluar, përballë Shalke 04.