“Kam probleme me zemrën”/ Konkurrentja e DWTS: M’u shfaq gjatë provave të kërcimit

Tri nga konkurrentet e “Dancing With The Stars” kanë zbuluar së fundmi dëmtimet dhe lëndimet që kanë marrë gjatë provave të kërcimit.

Për “DWTS Fan Club”, Juliana Nura, Enxhi Nasufi dhe Fifi kanë rrëfyer vështirësitë që kanë pasur në prova:

Juliana tregoi se ka probleme me zemrën që në lindje dhe ky problem i ka ndodhur edhe gjatë provave, e cila mund të ketë ndikuar edhe te padjeshka e saj e parealizuar, të premten në mbrëmje.

Ndërsa sa i përket Enxhi Nasufit, ajo tregon se ka pësuar tërheqje muskulore dhe se ka qenë në gjendje jo fort të mirë shëndetësore. Madje Enxhi tregon se ka bërë edhe gjilpëra dhe i është kërkuar regjim shtrati, por për shkak të angazhimeve që ajo ka në televizion e ka të pamundur, t’i bindet urdhrit të mjekut.

Ndërsa Fifi e cila është në nënë e re dhe e angazhuar me fëmijën e saj, shprehet se përpiqet që të mos i sjellë në skenë problemet apo vështirësitë që ajo has gjatë gjithë kohës, me angazhimet në këtë spektakël, por edhe për rritjen e fëmijës së saj. Sipas Fitit, ajo është ende një lehonë dhe ka vullnetin e guximin që të jetë pjesë e këtij spektakli pa u viktimizuar dhe pa u ankuar.