Momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Berishës i vënë prangat në aeroport

1 min read


Top Channel ka siguruar videon e plotë të arrestimit të Jamarbër Malltezit. Dhëndrit të Sali Berishës iu vunë prangat mbrëmjen e kaluar sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”.

Ndërsa sot, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion njoftoi zyrtarisht arrestimin e Jamarbër Malltezit, masën ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën edhe për ndërtuesin Fatmir Bektashi, në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani

Sipas njoftimit të SPAK, përfitimet e marra nga Jamarbër Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.