Ndodh në Superligën çeke: Në një ndeshje shënohen 14 gola

Shpesh herë ndodh që në gjithë xhiron të një kampionati të shënohen 14 gola, por shumë rrallë ndodh që në një ndeshje të vetme të shënohen po aq gola.

Kjo ka ndodhur hiq më pak se në elitën e futbollit të Republikës së Çekisë në ndeshjen Zlin – Mlada Boleslav.

Skuadra mysafire ka fituar me rezultat të pazakontë 9:5 në një ndeshje që është shumë e përfolur që nga dita e djeshme.

Të shënohen 14 gola në një ndeshje nuk është aspak e lehtë dhe kjo gjë ka ndodhur në Letna stadium në Zlin dhe atë brenda 90 minutave lojë.

Vendasit ishin në epërsi pas pjesës së parë me rezultat të ngushtë 2-1 dhe me të filluar pjesa e dytë epërsia e tyre u ngrit në 3-1.

Megjithatë mysafirët brenda 11 minutave (49, 51, 53 dhe 60) realizuan katër gola për të kaluar në epërsi 3-5.

Në minutën e 64-të Zlin ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 4-5, para se 12 minuta para fundit të shënohen edhe pesë gola të tjerë.

Kjo ishte ndeshja më e çmendur e zhvilluar në elitën e futbollit çek me 14 gola të realizuar, derisa 2523 tifozët e pranishëm në stadium nuk do ta harrojnë kurrë spektaklin që panë brenda 90 minutave.