Zelensky bisedë telefonike me Erdogan për “formulën e paqes” në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme

1 min read


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka biseduar sot me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë bisedës telefonike, ata diskutuan formulën për paqen në Ukrainë, sigurinë ushqimore dhe situatën në Lindjen e Mesme.

“Ne diskutuam raundin e ardhshëm të negociatave për formulën e paqes që do të mbahet në Maltë, me pjesëmarrjen e Turqisë, duke shtuar zërin e saj me ndikim dhe pozicionin e saj”, tha Zelensky në Telegram.

“Ne diskutuam gjithashtu situatën në Lindjen e Mesme dhe ramë dakord për nevojën për të garantuar mbrojtjen e civilëve, si dhe respektimin e ligjit humanitar,” shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.