Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i quajti akuza të mirëfillta politike, dy akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij, atë të pastrimit të parave dhe korrupsionit, në lidhje me dosjen e ish kompleksit Partizani.
Ai theksoi se është i përgatitur për çdo gjë.
I pyetur nëse i druhet burgimit, Berisha u shpreh:
“Asgjëje si druhem unë, besoj se unë e kam faktuar këtë gjë.
Do druhesha po të shihja që dëmtohej kauza, kjo përkundrazi ndihmon kauzën tonë”.