Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, e ka uruar Gjykatën Kushtetuese për 14 vjetorin e saj.
Ai përmes një shkrimi në “X” është shprehur se kjo gjykatë duhet të jetë e pavarur dhe pa ndërhyrje politike.
“Urime Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për 14 vjetorin e saj! Ajo duhet të jetë e pavarur dhe pa ndërhyrje politike, zbatimi i të gjitha vendimeve të saj është vendimtar. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Gjykatën në promovimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, ka shkruar ai.
Congrats to the Constitutional Court on its 14th anniversary! It should be independent & free of political interference, the implementation of all its decisions is crucial. The EU will continue to support the Court in promoting the rule of law & respect for human rights.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) October 23, 2023