Maks Verstapen fitoi këtë vit titullin e tretë kampion bote në Formula 1. Gjithsesi, piloti holandez është gati të sakrifikojë një nga titujt e fituar për të parë një herë të vetme PSV në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ta fitojë këtë trofe.
Piloti holandez i “Red Bull”-it është një fans i skuadrës së PSV, ndaj dhe dëshira e 26-vjeçarit është që ta shohë ekipin e tij në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Po, jam gati të sakrifikoj një titull kampion në Formula 1 për të parë PSV të triumfojë në finalen e Ligës së Kampionëve”, tha Verstappen.
Skuadra e PSV kryeson renditjen e Eredivisie me 27 pikë në 9 ndeshje të luajtura. Nëse në kampionat PSV është një makinë vitoresh, në Europë, skuadra holandeze vuan shumë. Në dy ndeshje të Ligës së Kampionëve, ekipi holandez ka siguruar vetëm një pikë, ndëkohë që nesër luan ndaj francezëve të Lensit.