Një burrë u arrestua muajin e kaluar pasi u përpoq të përsëriste të njëjtën skenë, por stafi i restorantit thirri policinë.
Policia në rajonin Blanco të Spanjës ka arrestuar një burrë që u bë famëkeq në restorantet lokale pasi porositi një darkë të shijshme dhe më pas falsifikoi një atak në zemër për të shmangur pagesën e faturës, raporton Daily Loud.
Fotoja e 50-vjeçarit po qarkullon në mesin e restoranteve të rajonit si paralajmërim. Sipas policisë ai ka mashtruar në këtë mënyrë mbi 20 restorante. Ai u arrestua muajin e kaluar kur punonjësit e një prej restoranteve i dhanë faturën, e cila ishte 37 dollarë.
Kur kamerieri u largua, burri u përpoq të largohej, por u ndalua dhe u tha se duhej të paguante faturën. Mashtruesi më pas pretendoi se do të merrte paratë nga dhoma e hotelit, por stafi nuk e la të largohej.
Në atë moment, ai filloi të shtiret një atak në zemër.
- Ishte shumë teatrale, ai bëri sikur humbi mendjen dhe ra në dysheme, tha menaxheri i restorantit për një gazetë spanjolle, duke shtuar se fotografia e tij ishte dërguar nëpër të gjitha restorantet.
Agjencia spanjolle e lajmeve EFE raportoi se burri kishte veshur pantallona të gjata gri, një bluzë polo, këpucë dhe një jelek të markave të njohura.
Kur tentoi të falsifikonte sërish një atak në zemër në një restorant tjetër, punonjësit thirrën menjëherë policinë pasi e dinin se për çfarë po fliste. Mashtruesi u arrestua menjëherë.