Lautaro Martinez është Lionel Mesi në sytë e Bepe Marota-s, është lideri i këtij ekipi. Në shtëpinë zikaltër të gjithë besojnë se “demi” nuk mund të bëjë të njëjtën gjë si Shkriniar apo Lukaku, të largohet, por në çdo rastet duhen marra masa paraprake.
Martinez ka një kontratë me Inter deri në 2026, por drejtuesit e klubit po përgatisin një ofertë të re për kapitenin e tyre. Sipas “FcInterNews”, skuadra italiane ka bërë hapin e parë, i kanë paraqitur përfaqësuesve të Martinez një kontratë të re: 7,5 milionë euro neto në sezon deri në 2028. Në këtë kontratë të re ka edhe bonuse të ndryshme që mund ta dërgojnë pagën deri në 8 milionë euro në sezon.
Këto janë shifra të rëndësishme për Interin në këto momente, një vlerësim i qartë për kapitenin e tyre. Duke parë marrëdhënien e krijuar kohët e fundit, nuk pritet që mes palëve të ketë probleme për të shkruar drejt një rinovimi të kontratës.