Një tragjedi tronditi futbollin brazilian. Para sfidës mes Flamengos dhe Vasko da Gama, një burrë ka humbur jetën në përleshjet e dy tifozerivë që ndodhën pranë stadiumit “Maracana”.
Viktima është qëlluar me armë zjarri, ndërsa raportohet edhe për katër të plagosur rëndë.
Episodi ndodhi në stacionin e trenit “Cosmos”, në zonën perëndimore të Rio de Janeiro. Policia gjithashtu arrestoi edhe 76 persona.