130 foshnje në rrezik vdekje në Gaza pasi Izraeli i preu dritat

Mjekët në një njësi të kujdesit intensiv të të sapolindurve në Gaza po përpiqen të gjejnë burime energjie dhe ilaçe bazë për pacientët e tyre të vegjël, të cilët mund të vdesin brenda pak minutash nëse inkubatorët humbasin fuqi dhe fiken.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të dërgojnë furnizimet e nevojshme mjekësore për këtë departament kritik ose përndryshe do të përballemi me një katastrofë të madhe,” tha Dr Nasser Bulbul në Spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës.

“Nëse s’kemi drita në këto reparte ku janë 55 foshnja, do t’i humbasim të gjithë brenda pesë minutave”. Ashraf al-Qidra, zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë së Gazës, tha se kishte 130 foshnja të porsalindura në inkubatorët elektrikë në të gjithë Rripin e Gazës.

Qidra tha se gjeneratorët në spitale dhe veçanërisht në spitalin al-Shifa, më i madhi nga 13 spitalet publike të Gazës po u mbaronte furnizimi.

“Ne e cilësojmë karburantin në shërbimet më thelbësore për shpëtimin e jetës, duke përfshirë edhe përdorimin në inkubatorë, por nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo,”-tha ai.

“Ne po bëjmë apel që e gjithë bota të na ndihmojë me karburantin. Madje kemi kërkuar nga stacionet tona publike dhe private të benzinës të dhurojnë çdo gjë që mund të kursejë karburant për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve në spitale.”

Autoritetet e Gazës thonë se të paktën 5,087 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite që nga 7 tetori, duke përfshirë 2,055 fëmijë dhe më shumë se 15,000 njerëz të plagosur.