EUROMETAR 2023: Për shumicën e qytetarëve të RMV-së, BE-ja është alternativa më e mirë!

Shumica e qytetarëve në vend besojnë se inkuadrimi në Bashkimin Evropian është punë e mirë dhe se Unioni është alternativa më e mirë për vendin, por gjithashtu shumica konsideron edhe se qëndrimi i BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut është i padrejtë, arrogat dhe shantazhues.

Në prezantimin e sotëm të rezultateve të anketës të zbatuar nga EUROMETAR 2023, Dimitar Nikollovski, nga Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane, theksoi se përkundër skepticizmit në rritje për hyrjen e vendit në BE, 53 për qind e të anketuarve pajtohen se hyrja në BE është një gjë e mirë për vendin, krahasuar me 49 për qind në vitin 2022, ndërsa 30 për qind nuk mendojnë kështu.

Në pyetjen “si është qëndrimi i BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut”, 55,8 për qind konsiderojnë se qëndrimi i BE-së është i padrejtë (65 për qind në vitin 2022), arrogant dhe shantazhues, kundrejt 27,5 për qind që kanë thënë se qëndrimi i BE-së është i drejtë, miqësor dhe korrekt (17 për qind në 2022). Për 60.8 për qind të të anketuarve, BE-ja është alternativa më e mirë për vendin, që është një rritje prej 2 për qind krahasuar me vitin 2022, kur 58 për qind u përgjigjën në këtë mënyrë, kundrejt 35.6 për qind të cilët besojnë se vendi duhet të kërkojë modelin e vet për zhvillim jashtë BE-së (33 përqind në 2022).

Gjithsej 30 për qind e të anketuarve mendojnë se vendi asnjëherë nuk do të inkuadrohet në BE, kundrejt 12 për qind të cilët besojnë se kjo do të ndodh për 5-9 vjet.

Mbi 56 për qind e qytetarëve konsiderojnë se në vend nuk ka demokraci, që është përmirësim për 5 për qind në krahasim me vitin e kaluar, kur 61 për qind e qytetarëve u përgjigjën negativisht në pyetjen “a është Maqedonia e Veriut një vend demokratik”, tregojnë rezultatet e anketës së zbatuar EUROMETAR 2023.

Më shumë se gjysma e qytetarëve mendojnë se në përgjithësi gjërat në vend po ecin në drejtimin e gabuar, kundrejt një të pestës, që thanë se po ecën në një drejtim shumë të mirë. Kjo është një rënie e pakënaqësisë së përgjithshme të qytetarëve krahasuar me vitin 2022, kur 72 për qind thanë se vendi po ecën në drejtim të gabuar.

Në pyetjen “Në përgjithësi, në çfarë drejtimi po lëvizin gjërat në Maqedoninë e Veriut”, 54,4 për qind janë përgjigjur me 1 (drejtim krejtësisht i gabuar), 2 janë përgjigjur 8,3 për qind, 3 janë përgjigjur 20,7 për qind, me 4 përgjigje 3 të vlerësuara, me 5 (drejtim shumë i mirë) janë përgjigjur 12.6 për qind.

Ka një përmirësim të numrit të qytetarëve që besojnë se vendi po ecën në një drejtim të mirë, ku 15.6 për qind janë përgjigjur me 4 dhe 5, krahasuar me 9 për qind në vitin 2022. Megjithatë, trendi i përgjithshëm i reduktimit mbetet, nga 36.1 për qind në vitin 2014, të cilët konsiderojnë se vendi po ecën në një drejtim të mirë.

Në pyetjen “a besojnë se ekziston një shtet apo një organizatë ndërkombëtare që përbën kërcënim për vendin”, 48 për qind janë përgjigjur me “po”, kundrejt 46 për qind me “jo”.

Përqindja më e madhe e të anketuarve që shohin kërcënim besojnë se në këtë moment është Bullgaria – 79 për qind, e ndjekur nga Rusia me 6,3 për qind, Shqipëria me 2,7 për qind dhe Serbia me 2,4 për qind.

Në pyetjen se “cili shtet apo organizatë ndërkombëtare është miku më i madh i vendit”, shumica, 39,6 për qind, janë shprehur Serbia, e ndjekur nga SHBA me 13,7 për qind, Turqia me 10 për qind dhe BE-ja me 8,4 për qind të të anketuarve.

Sondazhi EUROMETAR 2023 u krye gjatë shtatorit 2023, prej 1003 të anketuarish, nga agjencia BRIMA në një shembull të rastësishëm të shtresuar në shumë nivele të popullsisë së moshës 18+, të hartuar sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe bazuar në të dhënat nga Regjistrimi 2021.

Hulumtimi i opinionit publik është realizuar në kuadër të projektit “Media për BE-në” – Programi i shoqërisë civile për pjesëmarrjen e mediave në negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.