Numrat e telefonit dhe kodet QR ishin përfshirë në fletushka, të cilat u bënin thirrje njerëzve të jepnin informacione për pengjet izraelite dhe kombësive të tjera
Ushtria izraelite u ofron “siguri dhe para” personave që japin informacione për pengjet, përmes fletushkave të lëshuara nga ajri në Rripin e bllokuar të Gazës, raporton Anadolu.
Numrat e telefonit dhe kodet QR ishin përfshirë në fletushka, të cilat u bënin thirrje njerëzve të jepnin informacione për pengjet izraelite dhe kombësive të tjera.
Në njoftimin e shpërndarë në llogarinë e ushtrisë izraelite në rrjetet sociale thuhet: “Nëse doni të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj dhe veten bëni një të mirë. Jepni informacion të saktë dhe të dobishëm për pengjet në zonën tuaj. Ushtria izraelite do të bëjë çdo përpjekje për sigurinë tuaj dhe mirëqenien e shtëpisë tuaj. Po ashtu ne do t’ju ofrojmë juve para”.
Ushtria izraelite hodhi fletushka nga ajri duke paralajmëruar civilët që të largohen nga veriu i Rripit të Gazës dhe të zhvendosen në jug.