Më 8 nëntor, Komisioni Evropian do të prezantojë raportet vjetore për progresin e vendeve që presin anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian, tha nënkryetarja e Komisionit, Dubravka Shuica, pas seancës së sotme të Këshillit të BE-së për Çështje të Përgjithshme në Luksemburgu.
Mbetemi të mendimit se zgjerimi i BE-së duhet të ndjekë meritat e secilit vend kandidat për anëtarësim. Vendet duhet të hyjnë në BE kur të jenë gati dhe të përmbushin kërkesat, theksoi Shuica.
Ajo shtoi se kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, në nëntor do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor.