Kriminelët i kanë vënë zjarrin 35 autobusëve dhe trenave në Rio De Janeiro, duke paralizuar disa pjesë të qytetit brazilian, pasi që lideri i tyre është vrarë në një aksion të policisë.
Claudio Castro, guvernator i Rio De Janeiro, ka njoftuar se është vrare kreu i grupit kriminal i njohur me nofkën Zinjo, dhe ka vlerësuar se ekipet e policisë i kanë dhënë një goditje të fortë një prej grupeve më të fuqishme kriminale.
🚨 Dozens of buses torched in Rio after crime boss’s killing 10/23. pic.twitter.com/q1hZ4LeXmA
— vanhoa (@vanhoa2272) October 24, 2023
Përleshjet më të mëdha kanë shpërthyer në pjesën perëndimore të qytetit, ku grupet kriminale luftën për kontrollin e territorit.
E policia braziliane ka njoftuar se pas djegies së autobusëve dhe trenave, kanë arritur të arrestojnë 12 persona.
🔥At least 36 buses, a bus station and at least one train were burned as a result of pogroms in #RiodeJaneiro pic.twitter.com/6ccYM4uKnm
— Oo ps (@ps_trump) October 24, 2023
Grupet kriminale në këtë qytet brazilian përbëhen nga ish-policë, dhe janë një prej kërcënimeve më të mëdha të sigurisë në këtë rajon.