Osmani: Nëse opozita i mbështet ndryshimet kushtetuese, le ta vendosin vetë datën e zgjedhjeve

“Ne nuk kemi dallime në Qeveri, komunikojmë dhe bashkëpunojmë në mënyrën më të përshtatshme. Nuk ka dallime në pikëpamje apo vërejtje për punën e partnerëve të koalicionit dhe kjo është e rëndësishme. Kemi marrëdhënie të mira ndërpersonal dhe bashkëpunim të mirë si ministra. Absolutisht nuk kam vërejtje dallime në veprime”, tha Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse ka konflikt në Qeveri mes partive të koalicionit.

Osmani beson se nëse opozita miraton amendamentet kushtetuese, do ti lë në dorë të vendosë se kur do të mbahen zgjedhjet, siç tha ai, sot, nesër apo pasnesër.

“Oferta e drejtë nga ana jonë. Nëse nuk miratohen amendamentet kushtetuese, duhet të merren parasysh afatet e rregullta – si për zgjedhje palamentare ashtu edhe për presidenciale”, tha sot ministri.