Nëse jeni rritur duke shikuar franshizën Transformers, atëherë keni ëndërruar ditën kur teknologjia do t’ju sjellë robotin e preferuar.
Tani kompania inxhinierike japoneze ka shndërruar fantazinë e fëmijërisë në realitet, duke prezantuar robotin 3.5 tonësh që transformohet brenda në veturë brenda pak momenteve, transmeton Telegrafi.
Archax është dizajnuar nga Tsubame, është 4.5 metra i gjatë që qëndron në formë roboti dhe më pas transformohet në veturë me prekjen e një butoni.
Në videon e publikuar më poshtë, shihet piloti duke u futur në kabinë nga ku operon me robotin që shndërrohet në veturë.
Nga Tsubame kanë bërë të ditur se kanë prodhuar pesë robotë të tillë, që planifikojnë t’i shesin nga 3 milionë dollarë për copë. /Telegrafi