Vëllai i Sara Hoxhës konfirmon ndarjen e saj me Ledri Vulën? – Ora Info

Marrëdhënia e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës vijon të jetë në qendër të vëmendjes.

Mes mohimeve të Sarës për ndarje, aludimet vijojnë të shtohen këtë herë është vëllai i saj ai i cili duket se i ka hedhur benzinë zjarrit.

Kevin, për të cilin Sara ka folur disa herë në intervista dhe numëron goxha ndjekës në Instagram, ka bërë një veprim që ka rrëmbyer vëmendjen.

Ai ka pëlqyer një postim në Instagram, ku shkruhet se njerëz të afërt kanë konfirmuar ndarjen e Ledrit dhe Sarës.

Pyetja që po mundon këto ditë median rozë
është: A është ndarë Sara Hoxha me Ledri Vulën.

Gjithçka nisi pasi këngëtari i fundit u bë “fantazmë” në filmin ku Sara mori pjesë.

Ledri nuk publikoi asnjë postim mbështetjeje, nuk i shkoi në dy premierat në Tiranë dhe Prishtinë dhe Sara s’pranoi të tregonte se ç’i kishte thënë ai për puthjen në film.Por më pas qarkulloi një version se çifti po i ngre vetë këto aludime për vëmendje.

Së fundmi, një veprim i vëllait të Sara Hoxhës ka ndezur sërish diskutim.

Kevin i ka dhënë “like” një postimi në Instagram ku shkruhet se njerëz të afërt kanë konfirmuar ndarjen e Ledrit dhe Sarës.