Dogana e Kosovës e ka zhvilluar një operacion të suksesshëm antikontrabandë në pikën kufitare të Merdares.
Në këtë aksion janë konfiskuar barna dhe steroide, preparate të ndryshime kimike për dysheme si dhe 10 Iphone.
“Njësitë Antikontrabandë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave dhe steroidëve të pa deklaruar. Mallrat identifikuar janë përfshirë në mbi 600 paketime të llojeve të ndryshme. Procedura kundërvajtëse është iniciuar ndaj personit përgjegjës dhe mallrat janë konfiskuar, duke ndaluar tentativën e kontrabandimit të këtyre substancave të rrezikshme”, njofton Dogana e Kosovës.
“Operacioni ka vazhduar me zbulimin e sasisë së preparateve kimike për dysheme, që arrijnë një peshë prej rreth 35 kilogramë. Mallrat janë konfiskuar dhe është nisur procedura kundërvajtëse për personin përgjegjës”, thuhet në njoftim.
“Gjatë operacionit të sotëm është zbuluar tentativa për kontrabandimin e 10 telefonave të markës iPhone Pro Max 13 dhe 12. Këto mallra janë konfiskuar, duke parandaluar tentativën e paligjshme për t’u futur në territorin e Kosovës. Dogana e Kosovës është vendosur të vazhdojë përpjekjet e saj të ndihmojë në ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe të ndalojë aktivitetet e paligjshme të kontrabandës në kufirin e vendit”.