Milani “fiksohet” pas futbollistit që po mahnit Gjermaninë

Serhou Zhuirasi është sulmuesi i momentit jo vetëm në Bundesliga, pasi 27-vjeçari i Shtuttgart-it po kalon një formë fantastike. Një formë që ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave europiane dhe mes tyre edhe Milanin, me “kuqezinjtë” të cilët po e monitorojnë me shumë interes 27-vjeçarin.

Drejtuesit italian po mendojnë seriozisht për merkaton, kjo pasi Zhiru tani është në perëndimin e karrierës, ndërsa Joviç dhe Okafor nuk kanë dhënë ende sinjale se mund të përballojnë të vetëm sulmin te skuadra e Pioli-t.

Zhuirasi është emri që kryeson listën e dëshirave te Milan dhe këtë e kanë konfirmuar edhe mediet italiane, ndërsa pritet që oferta e parë të bëhet në muajin janar dhe po flasim për një operacion rreth 20 milionë euro, pra dyfish nëse krahasojmë transferimin e tij drejtë Gjermanisë, me Shtutgartin që shpenzoi 9 milionë euro te Reni.

The post Milani “fiksohet” pas futbollistit që po mahnit Gjermaninë appeared first on Alsat.