Objekt i ri për shërbime forenzike/ Grubi: Laboratore bashkëkohore për procedurat operative dhe mekanizëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot bashkë me kryeministrin Kovaçevski dhe ministrin Spasovski e zëvendës ministrin Bushi dhe zyrtarë të tjerë ka marrë pjesë në lëshimin në përdorim të objektit të ri që do të përdoret nga Byroja për Siguri Publike për shërbime forenzike.

Postimi i plotë

Lëshuam në përdorim objektin më të madh në rajon për shërbime forenzike me përkrahje të Bashkimit Europian.

Nga sot Departamenti për hulumtime tekniko – krimininalistike dhe ekspertiza në kuadër të Byrosë për Siguri Publike do të ketë kapacitet të zmadhuar hapësinor dhe laboratore bashkëkohore për realizimin e procedurave të tyre operative që janë mekanizëm jashtëzakonisht i rëndësishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Për realizimin e këtij projekti u ndanë mjete në vlerë prej 3.600.000 eurove si pjesë e IPA programit.