Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski mori pjesë në panel diskutimin në temën “Mbështetja e mbrojtësve të demokracisë në Afganistan”, në kuadër të aktivitetit përmbyllës të Programit për mbështetje të Afganistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në organizim të Institutit Nacional Demokratik.
Duke u përgjigjur në pyetjen se a është i kënaqur nga bashkëpunimi për mbështetje të komunitetit të Afganistanit dhe cilat janë mësimet e marrura nga kjo eksperiencë, ministri Spasovski theksoi se ishte një arritje e paçmueshme, ndërinstitucionale, partneriteti dhe eksperiencë e përbashkët, gjatë kohës së qëndrimit të përkohshëm dhe zhvendosjes të këtij komuniteti nga Afganistani nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Amerikën e Veriut, përkatësisht në Kanadë.
“Qëllimi i këtij aktiviteti ishte i përqëndruar në drejtim të së drejtës humanitare për kujdesin ndaj anëtarëve dhe familjeve të tyre nga Zyra e Afganistanit të NDI-së, por edhe nga Zyra e Fondit Nacional Amerikan në Afganistan, ku nga ky vend u evakuan nlë dy grupe me gjithsej 178 persona- grupi i parë më datën 05.10.2021 dhe grupi i dytë 13.01.2022. Dëshiroj të potencoj se Republika e Maqedonisë së Veriut në kuadër të partneritetit dhe bashkëpunimit bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pranuar gjithsej 793 qytetarë nga Afganistani, prej tyre edhe 178 personat e potencuar statusi i të cilëve është vlerësuar me rrezik të lartë pas marrjes së pushtetit të Talebanëve në Afganistan”, tha Spasovski.
Duke theksuar se MPB-ja ndërmori masa dhe aktivitete me plan dhe mirë të paramenduara për realizimin sa më të suksesshëm dhe me këtë rast ishin përfshirë të gjitha aspektet e sigurisë për pranimin dhe trajtimin e personave, nënkuptohet në bashkëpunim të ngushtë edhe me Zyrën e NDI-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, edhe atë si një angazhim i ynë në vazhdimësi.
Ai shtoi se pikërisht këtu dëshiron të potencoj se njëri nga faktorët kyç për një veprim të këtillë se a do të jetë i suksesshëm ose jo, posaçërsiht kur bëhet fjalë për involvim ndërinstitucional në realizimin e të njëjtit, është faktori i koordinimit i të njëjtit, që nënkupton shkëmbim të informatave, besueshmëri e ndërsjellë, komunikim i vazhdueshëm dhe me kohë.
“Me këtë rast posaçërisht dëshiroj të potencoj se Ministria e Punëve të Brendshme u ballafaqua me sfida të konsiderueshme gjatë realizimit të misionit humanitar për pranimin e qytetarëve nga Afganistani, dhe kjo domosdo duhej të realizohej në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, natyrisht edhe me tuajat, si dhe me përkrahjen e qeverive dhe shteteve tjera”, tha Spasovski, duke shprehur kënaqësinë nga realizimi me sukses i këtij projekti, duke shprehur falenderime edhe miqëve nga NDI, Ambasadës së SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin, përkrahjen, por edhe për mundësinë që të fitojmë një eksperiencë të këtillë praktike dhe specifike që gjithsesi është në dobi të shërbimeve policore dhe shërbimeve tjera në kuadër të MPB-së.