Tifozët e Interit i përgatisin “ferrin” sulmuesit të Romës

1 min read


Pas përjashtimit me karton të kuq nga Çiffi në ndeshjen kundër Atalantës, një vit më parë, tashmë është Ajroldi, ai që ka vendosur mungesën e Murinjos në stolin e stadiumit, ku fitoi tripletën historike me zikaltrit.

“Special One” nuk do të kthehet për të dytin vit radhazi në stolat e stadiumit të ish-tifozëve të tij, por do ta shikojë Inter-Roma nga tribuna. Meqë jemi duke folur për Interin, ditw mw parw, tifozët zikaltër konfirmuan protestën e tyre kundër Lukakut, si dhe mikpritjen për “Special One”.

“Ai iku nga Milano si hajdut, pa iu përgjigjur shokëve të skuadrës. Lukaku do të ketë mirëseardhjen që e meriton, ndryshe nga Murinjo, i cili edhe pas 13 vitesh do të marrë përshëndetjen e përzemërt të tifozëve zikaltër. Në jetë, ju korrni atë që mbillni”.

Protesta për “Big Rom” është gati, rreth 50 mijë fishkëllima do tentojnë të destabilizojnë performancën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.