Zendeli: Nuk duhet të humbim shpresën për ndryshimet kushtetuese

Deputetja e BDI-së Arta Bilalli Zendelin, në një intervistë për politiko.mk, ka folur për çështjen e ndryshimeve kushtetuese që parashikojnë futjen e komunitetit bullgar në Preambulë. Ajo ka thënë se është në pritje çdo ditë për caktimin e seancës parlamentare për të votuar nevojën për miratimin e këtyre ndryshimeve, të cilat janë një kusht për vazhdimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Bilalli Zendelin ka bërë thirrje për optimizim dhe shpresë, dhe ka bërë apel për punën e përbashkët që të sigurohen 80 votat e domosdoshme në Kuvend. Ajo ka kujtuar se Maqedonia e Veriut tani është në pako me Shqipërinë, e cila ka pothuajse të sigurt se do të vazhdojë më tej në rrugën drejt BE-së. Ajo ka shtuar se nuk duhet që ta përsërisim gabimin e bërë në 2008, kur u ndamë nga Kroacia për anëtarisim në NATO.

“Vërtet jemi në një fazë mjaft delikate për ndryshimet kushtetuese unë personalisht po jap qëndrimin personal, jam në pritje se çdo ditë do të caktohet seanca për të votuar nevojën për miratiomin e ndryshimeve kushtetuese, apo aty ku mbetëm në 18 gusht, tani duhet vetëm të votohet me 80 vota.

Mendoj se nuk duhet që ta humbim optimizmin dhe shpresën por duhet të vazhdojmë të punojmë që të arrihet tetëdhjetëshi i nevojshëm për ndryshimet kushtetuese. Për ndryshe në qoftë se tërhiqemi atëher nuk bëjmë asgjë, përveçëse do ta dërgojmë vendin mbrapa. Maqedonia e Veriut tani është në pako me Shqipërinë, e cila ka pothuajse të sigurt se do të vazhdojë më tej. Ne e kemi përjetuar një herë fatin e ndarjes nga Kroacija për anëtarsim në NATO, dhe pastaj u deshën plot 12 vite që ne të antarësohemi nga 2008 deri në 2020, pra 12 vite që ne ta mbërrinim Kroacinë dhe të uleshim në të njejtën tavolinë me Shquipërinë për anëtarsim në NATO. Prandaj mendoj se nuk duhet që përsëri të ndahemi por të vazhdojmë më tutje me qëllim që të arrihet të hapen kapitujt përkatës së bashku me Shqipërinë”, tha Zendeli. (politiko.mk)