Akil Gjakova i siguron medalje Kosovës në Grand Slamin në Abu Dabi

Xhudoja kosovare vijon korrjen e sukseseve në aktivitetet ndërkombëtare. Akil Gjakova ka kaluar në finalen e madhe të Grand Slamit në Abu Dabi.

Xhudisti nga Kosova ka shfaqur formë të shkëlqyer edhe në gjysmëfinale të turneut Gjakova në gjysmëfinale në kategorinë deri në 73 kilogramë e mposhti xhudistin nga Kazakistani, Danijar Shamshajev duke e hedhur në tapet.

Me këtë arritje Akil Gjakova i ka siguruar Kosovës të paktën medaljen e argjendë dhe është në luftë për ta fituar të artën.