Bekteshi: Investimet e huaja ndihmojnë në rritje të eksportit dhe krijimin e vendeve të reja të punës

Oda Ekonomike gjermane në vend kërkon që Maqedonia të jetë destinacioni për investitorët e saj. Drejtoresha e Odës Ekonomike gjermane thekson se RMV-ja ofron kushte për biznes dhe këtë e dëshmojnë mjetet të cilat kompanitë i riinvestojnë dhe rritja e eksportit me Gjermaninë kap shifrën prej 4,8 miliard euro.

“Ndodhitë e fundit në Evropë dhe botë kanë ulur aktivitetet ekonomike dhe pasojat po i vuajmë çdo ditë. Zinxhiri furnizues është shkatërruar dhe çmimet e emergjensave janë rritur. Investitorët gjerman po kërkojnë zgjidhje alternative në Ballkan dhe Maqedonia rezulton të jetë vend ku ata nuk kanë tërhequr mjete, por të njëjtat i kanë riinvestuar dhe kjo dëshmon partneritet stabil.”, – deklaroi drejtoresha e Odës gjermane në RMV, Antje Bandelt.

Ministri i Ekonomisë, Bekteshi, thotë se investitorët e huaj ndihmojnë në rritje të eksportit dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Momentalisht thotë se po punohet për diversifikim të sektorëve për investitorët e huaj.

“Gjithnjë e më shumë kompanitë gjermane kërkojnë shtete që janë në afërsi dhe kanë më pak rreziqe dhe këtë gjë duhet ta shfrytëzojnë kompanitë tona. Gjermania është partneri ynë kryesor dhe paralelisht ne punojmë për diversifikimin e sektorëve dhe nuk kemi investitor vetëm për sektorin automobilistik, por ne po diversifikojmë investimet.”, – theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Vendosja e taksës për gazin nga ana e Bullgarisë, Bekeshi thotë se është e drejtë legjitime e Bullgarisë për mënyrën e politikën e saj tatimore, por jo dhe të ndikojë në furnizimet tona.

“Nëse ata mendojnë se mund të na shantazhojnë në këtë mënyrë, kjo nuk do të largohet dhe ne do të vazhdojmë të diversifikojmë burimet tona të furnizimit. Dhe këtu nuk do të ketë asnjë kompromis. Për sa i përket lirimit të kapaciteteve, janë parimet e liberalizimit që kërkon BE-ja. Tarifa nuk mund të zbatohet vetëm për një vend.”, – theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi thotë se ky dimër nuk do të jetë i vështirë sa dimri paraparak, pasi që janë rritur të gjitha kapacitetet elektrike dhe nuk ka problem në furnizimin me energji elektrike dhe sa i përket çmimeve të gazit natyror dhe produkteve të naftës, kjo nuk ndikon në vendimet tona, sepse jemi një vend i varur nga importi.