Anija-spital në fazën e parë do të sigurojë mbështetje me produkte mjekësore për spitalet ndërsa në fazën e dytë do të ofrojë aktivitet të tillë si shërbim të urgjencës
Franca dërgoi anije-spital për Gazën në të cilën kriza humanitare ka arritur në përmasa katastrofike për shkak të konfliktit Izrael-Palestinë, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të BFMTV, anija-spital e emërtuar “Tonnerre” është nisur dje nga porti Touloni i Francës drejt Gazës në orën 16:00 sipas kohës lokale. Anija do të ofrojë mbështetje ndaj spitaleve në Gaza të cilat përballen me mungesë të produkteve mjekësore dhe të karburantit për të plagosurit në sulmet e rënda ajrore që kryhen nga Izraeli pa dallim objektivi.
Anija-spital në fazën e parë do të sigurojë mbështetje me produkte mjekësore për spitalet ndërsa në fazën e dytë do të ofrojë aktivitet të tillë si shërbim të urgjencës. Anija me një gjatësi prej 199 metrash pritet të ofrojë shërbim me dy salla operimi, një dhomë imazherie dhe me kapacitet prej 69 shtretërish.
“Tonnerre” e cila ofron shërbime që nga viti 2007 e deri më tani, përdoret për menaxhimin e krizave, transportim, evakuim mjekësor dhe operacione mbështetëse. Anijet spitalore, Franca i dërgoi në territoret e saj jashtë shtetit gjatë pandemisë së COVID-19.
Në Gaza ku janë vrarë mbi 6.500 palestinezë, shumica e tyre gra dhe fëmijë, vazhdon bllokada e plotë e Izraelit për ujin, energjinë elektrike dhe hyrjen e ushqimeve dhe karburantit.
Shkatërrimi në rajon rritet çdo ditë e më shumë për shkak të sulmeve ajrore të Izraelit ndërsa 2.3 milionë njerëz nuk mund të kenë qasje në produktet ushqimore bazë.