Një ditë më parë u zhvillua një dasmë në Prishtinë, ku ne mesin e mysafireve të ftuar ishin edhe ish bashkëshortja këngëtarja Nora Istrefi dhe ish e dashura e Robert Berishes, Laureta Macedonsi.
Që të dyja ishin të rregulluara mjaftë bukur dhe veshur me shije, shkruan InfoKosova.
Teksa Nora kishte zgjedhur një fustan ngjyrë të errët e të gjatë, Laureta kishte zgjedhur të vesh një fustan ngjyrë ari.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet se Nora po vallëzonte nën shoqërinë e Jehona Sopit bashkë me vajzat e tyre, në anën tjetër Laureta ishte duke vallëzuar me shoqet e saj.
Në këtë video janë shkëputur disa fotografi teksa shihet që të dyja vallëzonin për inat të njëra-tjetrës dhe duke ‘vjedhur’ njëra –tjetrën me sy.