Përfundon takimi i Kurtit me liderë evropianë 

Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Bashkimit Evropian.

Këta liderë evropianë do ta takojnë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Klan Kosova.

Pas përfundimit të takimeve, pritet të ketë prononcim për media.