Nigeriani Emanuel Egbo pritet të jetë trajner i ri i Prishtinës, pas largimit të Debatik Currit, pasi që skuadra e Prishtinës sot njoftoi ndarjen me trajnerin Curri, me marrëveshje të dyanshme. Ndarja mes palëve si duket erdhi shkaku i rezultateve jo të dëshiruara këtë sezon, me vetëm 13 pikë pas 10 ndeshjeve dhe pa fitore në 7 takimet e fundit.
Megjithatë, drejtuesit e klubit kryeqytetas nuk kanë qëndruar duarkryq dhe menjëherë kanë gjetur pasuesin e Currit në stolin e Prishtinës. Mediat kosovare raportojnë se drejtimin e ekipit do ta marrë trajneri nigerian, Emmanuel Egbo.
Ai është i njohur në futbollin shqiptar pasi për shumë vite ka mbrojtur te Tirana dhe Bylisi përpara se të bëhej trajner. Vlen të theksohet se nigeriani 50-vjeçar e flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe komunikimi me lojtarët nuk do të jetë aspak problem. Zyrtarizimi i tij pritet të vijë së shpejti./Telegrafi/