Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, ka kritikuar ashpër shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, për qëndrimin e tij në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Butikofer ka akuzuar Borrellin se i trajton të dyja palët në mënyrë të barabartë, duke mos marrë parasysh aktet e fundit të agresionit serb ndaj Kosovës. Ai ka pyetur edhe pse Borrelli nuk po e respekton kërkesën e Parlamentit Evropian për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës. Butikofer shkroi në Twitter se kjo është vërtet interesante dhe bëri disa pyetje retorike për Borrell.
“Kjo është vërtet interesante: 1. E vetmja pengesë, e cila Borrell përmend, është Asociacioni. A nuk kishte pengesa nga pala serbe? A është e drejtë të “harrohet” përmendja e të gjitha akteve të fundit të agresionit serb? 2. Kryeministri Kurti tha publikisht se ishte i gatshëm të firmoste gjithçka që BE-ja vendosi në tryezë, ndërsa Vuçiq refuzoi një gjë të tillë.Pra, pse atëherë bën Borrelli fajëson të dyja palët në mënyrë të barabartë? 3. A i kujtohet Borrellit që Parlamenti Evropian kërkoi heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës? Pse nuk flitet për këtë? Sa shumë pyetje”, ka thënë Butikofer. (politiko.mk)