Bytyqi: Për 6 vjet pagat janë rritur për 60%

1 min read

Në një periudhë gjashtëvjeçare, në kushte krize, në kohën e qeverisjes së kësaj Qeverie kemi rritje të pagave për 60%, ndërsa në kohën e Qeverisë së kaluar, në periudhën 2011-2017, rritja ishte vetëm 8,9%. në të gjithë sektorët, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në Kanal 5.

Në lidhje me harmonizimin e pagave të zyrtarëve, që hyrë në fuqi me vendim të Gjykatës Kushtetuese, zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se ka vullnet politik për zgjidhje sistematike, por kërkon kohë për ndryshimin e shtatë ligjeve.

“Ne kemi një grup pune, tashmë kemi mendime të caktuara, ndërsa punojmë dalim me propozime të caktuara, për të cilat konsultohemi me të gjithë ministrat. Nuk mund të ndryshosh shtatë ligje pa pyetur të gjithë faktorët me të cilët kanë të bëjnë ato. Së shpejti do të ketë zgjidhje ligjore dhe do ta mbyllim këtë rast”, tha Bytyqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.