Osmani për vizitë zyrtare në Finlandë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Finlandës, me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Finlandës.

Siç bëri të ditur MPJ-ja, në kuadër të vizitës Osmani do të ketë takime me homologen e tij, Ministren, Elina Valtonen dhe me Kryetarin e Parlamentit të Finlandës, Jusi Halla-aho.

“Gjatë qëndrimit në Helsinki, Osmani do ta nënshkruajë Memorandumin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Qendrën Evropiane të Ekselencës Kundër Kërcënimeve Hibride, me seli në Helsinki”, thonë nga MPJ-ja.