Ekipi i princit Harry ka konfirmuar se ai do të udhëtojë drejt Londrës, për të takua babanë e tij, Mbretin Charles III, që u diagnostifikua me kancer. BBC-ja ka shkruar se nuk dihet kur do të mbërrijë, por ai do të niset nga Kalifornia “ditëve në vijim”.
Vizita e Harryt thuhet se do t’i rrisë shpresat për një pajtim brenda familjes mbretërore, mes raporteve të trazuara të Dukës dhe Dukeshës së Sussexit, me Mbretin Charles dhe princin William.
Mbreti Charles do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e tij zyrtar. Lloji i kancerit nuk është zbuluar ende.