Ngjitëset “NMK” do të jenë falas, vendosi MPB

Pronarët e automjeteve që nga 12 shkurti i këtij viti duhet ta ndryshojnë shenjën “MK” në targat e tyre me shenjën e re “NMK”.

Ngjitëset me shenjën e re “NMK” do të jenë falas dhe nuk do të paguhen 50 denarë, siç u paralajmërua më parë. Këtë e bëri të ditur mbrëmë Ministria e Brendshme, përcjell INA. Kjo ministri siç thuhet merr mbulimin e këtyre harxhimeve.

Ato mund të sigurohen në qendrat e kontrollit teknik. Detyrimi për shenjën NMK në targat e makinave është si pjesë e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. (INA)