Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (05.02.2024) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
“Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 162 sanksione, prej të cilave tridhjetë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, pesëmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, shtatë sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, pesë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit…”, njofton MPB-ja
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në kumtesë.