Presidenti i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka zhvilluar takim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
“Macron tha se Mali i Zi do të jetë anëtari i parë i radhës në Bashkimin Evropian”, i ka thënë ai radiotelevizionit të Malit të Zi, derisa takimin me Macron e ka përshkruar si fenomenal, duke theksuar se Podgorica e ka mbështetjen e madhe të Parisit.
Spajiq ka treguar më tej se Franca dhe Mali i Zi janë pajtuar për një dokument, si bazë për marrëdhënien në mes të dyja vendeve.
“Macron e ka pranuar këtë nismë. Së pari ne do të punojmë në fushën e mbrojtjes, mandej ministrat e Shëndetësisë do të takohen në Paris për të punuar në pjesën e projekteve shëndetësore. Është edhe në kontekstin e infrastrukturës – zhvillimit të autostradave dhe hekurudhave, sikurse edhe ekologjinë. Presim zhvillime pozitive në marrëdhëniet bilaterale”.