Përpara mjekësisë moderne, qytetërime të ndryshme kanë shfrytëzuar dhuratat bujare të natyrës për të shëruar dhe trajtuar sëmundje të ndryshme.
Një prej kombinimeve më efikase të produkteve natyrale është ai i hudhrës, rrikës pikante, uthullës, qepës dhe xhenxhefilit.
Toniku i formuar nga këto përbërës konsiderohet një antibiotik shumë i fuqishëm kundër baktereve, mykut dhe virozave. Kjo kurë përmirëson qarkullimin e gjakut, pastron gjakun, forcon imunitetin, detoksifikon organizmin dhe besohet të ketë ndihmuar miliona njerëz për t’i shpëtuar sëmundjeve më vdekjeprurëse.
Përbërësit:
700 ml uthull molle
Treçerek fixhani me hudhër të grirë hollë,
Treçerek filxhani me qepë të grirë hollë,
2 speca djegës,
Treçerek filxhani me xhenxhefil të grirë,
2 lugë gjelle rrepë pikante të grirë hollë,
2 lugë gjelle me shafran Indie.
Përgatitja:
Merrni një enë të thellë dhe fusni në të të gjithë përbërësit e lartpërmendur përveç uthullës së mollës. Përziejini mirë dhe më pas hidhini në një kavanoz qelqi.
Shtoni uthullën e mollës deri sa përbërësit të mbulohen tërësisht. Mbylleni kapakun dhe tundeni e më pas vendoseni në një vend të freskët e të thatë ku duhet ta mbani për 2 javë.
Çdo ditë, kavanozi duhet tundur disa herë dhe pas dy javësh duhet ta kulloni lëngun nëpërmjet një nape ose kullese plastike.