Në Qeveri sot do të mbahet seancë inauguruese për formimin e Këshillit për aktivitetet e NATO-s.
Siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, në seancë fjalim do të mbajë kryetari i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi.
Krahas Xhaferit, në seancë fjalime do të mbajnë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadori britanik, Methju Loson.