Tmerr në Hong Kong, slita ndalon së punuari, 12 njerëz mbeten të bllokuar në Disneyland

Dymbëdhjetë njerëz u bllokuan në një slitë në Hong Kong Disneyland, pasi pajisja pushoi së punuari papritmas.

Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë, siç njoftojnë policia dhe shërbimi zjarrfikës.

Sipas njoftimit, slita e malit Hyperspace ka ndaluar së funksionuari, ndërsa një zëdhënës i policisë tha se nuk raportohet për të lënduar dhe nuk ka tym apo zjarr në vendngjarje.

Rreth 40 zjarrfikës janë vendosur në Disneyland, i cili ndodhet pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Hong Kongut .

Hyperspace Mountain përshkruhet në faqen e internetit të Disney-t si një raketë në një betejë të Star Wars, dhe përvoja përfshin rënie të pjerrëta dhe një “zhytje” në errësirë.

Ajo do të mbyllej për mirëmbajtje dhe inspektim nga 26 shkurti deri më 1 mars 2024, sipas një njoftimi në faqen e internetit./vizionplus.tv/