Kontrolloni llogaritë, paratë e TVSH-së kanë ardhur

Sot është një ditë e mirë për skanerët e kuponëve fiskalë, puna e palodhur e grumbullimit dhe skanimit dha rezultat, përcjell FLAKA.

Në fakt, sot qytetarëve u janë paguar paratë e rimbursimit të taksave përmes projektit “TVSH-ja Ime”.

Pagesa i referohet mijëra qytetarëve që kanë skanuar faturat në periudhën e kaluar përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime”, i cili u ka mundësuar rimbursimin e TVSH-së që kanë paguar.

Shuma maksimale që mund të marrë një qytetar që skanon faturat në një tremujor është 2100 denarë.

Sipas të dhënave, mbi gjysmë milioni qytetarë skanojnë faturat në RMV. FLAKA